Rreth Sectron

PROFILI I KOMPANISE

PROFILI I KOMPANISE

SECTRON u themelua në vitin 1990 si kompania e parë private në fushën e sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit në Bullgari, e cila ndër vite ka ngritur e konsoliduar reputacionin e saj të teknologjisë inovative duke u bërë dhe lider i tregut.

Kompania ofron dhe mbulon fushën e inxhinierisë së përgjithshme të sistemeve të sigurisë, duke përfshirë: sistemet e alarmit, sistemet e survejimit video, mbrojtjen kundra zjarrit dhe fikjen e tij, akses kontrollin, sistemet e sigurisë së  hoteleve, sistemet  për detektimin e rrjedhjes së ujit dhe të gazit, sigurinë rrethuese perimetrike, sistemet e komunikimit, sisteme të integruara të sigurisë së centralizuar dhe transmetimin e të dhënave, sisteme alarmi anti-vjedhje, sistemeve të specializuara për sigurinë bankare dhe zbulimin, sistemet e kabllimit të strukturuar etj.

 

Suksesi i biznesit tonë vjen si rrjedhojë e njohurive të nevojave për të mbrojtur interesat e klientëve tanë. Duke u udhëhequr nga kërkesat më të fundit të sigurisë, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të epokës moderne në përputhje me tendencat e tregut. Profesionalizmi i lartë i ekspertizës  akumuluar gjatë viteve bën të mundur zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të sigurisë me kosto efektive dhe me cilësi të lartë duke përdorur arritjet më të fundit të sistemeve të sigurisë teknike.

Sot "Sectron" Shpk, është një partner strategjik dhe i preferuar për tregtarët, instaluesit dhe projektuesit e sistemeve të integruara të sigurisë në territorin e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Fokusi kryesor i biznesit tonë është dëshira për të ruajtur dhe për të promovuar pozitën lider të teknologjisë në fushën e sistemeve të sigurisë, duke ofruar produkte me cilësi të lartë për të përmbushur angazhimet e klientëve dhe partnerëve tanë në kohë, mbështetje teknike të sçecializuar për një shërbim sa më të  përsosur. Falë kësaj filozofie dhe vizioni, ndërtuar dhe implementuar nga "Sectron" sistemet tona të sigurisë përmbushin kërkesat e larta të të gjithë konsumatorëve - nga shtëpitë, rezidencat, zyrat deri në godinat më të mëdha të objekteve industriale, komerciale dhe institucionale.

Vlera esenciale bazë apo bërthama e "Sectron" Shpk, është zhvillimi i kapitalit njerëzor. Stafi, i përbërë nga më shumë se njëqind specialistë të kualifikuar është forca lëvizëse për suksesin e kompanisë. Nëpërmjet zhvillimit të aftësive teknike dhe profesionale të stafit, ne mund të përmbushim sfidat e një tregu dinamik për sistemet e sigurisë. Punonjësit tanë janë të përqendruar dhe fokusuar në nevojat e klientëve për të kuptuar dhe implementuar sa më mirë  nevojat specifike të sistemeve të ndryshme dhe komplekse.

Si një kompani udhëheqëse në fushën e sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit, "Sectron" Shpk gjithmonë ofron dhe zhvillon produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e klientëve tanë për cilësinë dhe performancën profesionale, si dhe standardet e njohura ndërkombëtarisht në fushën e sigurisë. Rrjeti i shkëlqyer i shpërndarjes ndihmon furnizimin dhe praninë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga kompania si brenda vendit dhe në rajon. Qendrat e specializuara të  "Sectron" Shpk, janë të pajisura me pajisje moderne për të ofruar garancinë dhe mbështetjen teknike si dhe mirëmbajtjen dhe riparimin e produkteve nëpërmjet inxhinierëve të kualifikuar të cilët janë trajnuar në kurset e kompanive të prodhimit.

Falë reputacionit të lartë dhe të integritetit në biznesin e tij si dhe me dëshirën e vazhdueshme për të ofruar më të mirën për klientët tanë, kompania jonë është përfaqësues i një numri të konsiderueshëm të prodhuesish të njohur dhe me emër në mbarë globin në fushën e sistemeve të sigurisë të tilla si: Paradox Security Systems (Kanada), Honeywell Security (UK), CIAS (Itali), Panasonic (Japoni), Samsung Techwin (Korea), Hikvision (Kina), CNB Technology (Korea), CDVI (Francë), VingCard - Elsafe (Norvegji), Inner Range (Australia), Hochiki (Japoni), KENTEC Electronics (UK), Kidde Fire protection (UK), Minimax (Gjermani), Terofire (UK), Kenwood Communications (Japoni), Biologji (USA) dhe shumë të tjerë.