Te reja

Gjenerata e 3-të Hikvision Turbo HD ofron rezolucion video 3 MPX në sistemet CCTV analoge

picture
Сподели Туит

Përdoruesit e Analog CCTV tani mund të shijojnë cilësinë e rezolucionit 5MPX HDTVI dhe 4K  video duke ruajtur investimet e tyre me infrastrukturën ekzistuese të kabllimit klasik koaksial. Hikvision ka nisur implementimin e zgjidhjes analog HD të gjeneratës së 3-të. Turbo HD 3.0 siguron jo vetëm performancë të lartë video deri në të dhëna 5MP HDTVI dhe 4K dalje video, por ofron edhe video FullHD 1080p  deri në 800 metra si edhe HD 720p transmetim deri në 1200 metra me kabëll koaksial. 

Performanca 1080p HD, 5MP HDTVI dhe video 4K 

Turbo HD 3.0 ruan lehtësinë e përdorimit të një sistemi analog duke ofruar deri në 5MP video dhe bën të mundur  implementimin e sistemeve të videosurvejimit me rezoluciontë lartë pa zëvendësuar kabllimin ekzistues ose pa kaluar tek kamerat IP.  Turbo HD 3.0 përdor teknologjinë HDTVI, duke eliminuar çështjet e përputhshmërisë (kompatibilitetit) sa herë që ju duhet të perdorni teknologji të vjetër me produkte të reja si dhe duke e bërë të thjeshtë instalimin dhe me kosto shumë efiçente. Turbo HD 3.0 Performance

Teknologjia e kompresimit video H.264 +

Teknologjia e kompresimit  të lartë H.264 + nga Hikvision e përmirëson kodimin (encoding) me efikasitet deri në 50% në krahasim me H.264 standarde, duke zvogëluar në këtë mënyrë bitrates për sekondë por duke ruajtur cilësinë e lartë të transmetimit pa humbur detaje milimetrike. Duke pasur parasysh prioritetin e kostos së të dhënave të ruajtura për shumicën e përdoruesve, Hikvision me H.264 + redukton nevojat e kapacitetit të ruajtjes së pamjeve në memorien e DVRs / NVRs ekzistuese duke reduktuar si rrjedhojë edhe kostot monetare të kapacitetit të regjistrimeve. Turbo HD 3.0 compression

 

Deri në 1200 m transmetim HD nëpërmjet kabllit koaksial

Teknologjia Hikvision Turbo HD 3.0 garanton deri në 1200 metra transmetim video HD720p me cilësi të lartë dhe deri në 800 metra  HD1080P nëpërmjet kabllit koaksial, distanca këto të paarritshme me zgjidhjet konvencionale analoge. Për rrjedhojë rritja e  distancave të transmetimit do të thotë se mund të implementohen projekte më të mëdha ndërsa sistemet ekzistuese mund të zgjerohen shpejt, me cilësi dhe me lehtësi.Turbo HD 3.0 800M 1080P

 

Instalim i thjeshtë i ushqimit të transmetimit të rrymës elektrike me tension të ulët nëpërmjet kabllit koaksial (Power-over-Coax (PoC))

Teknologjia  Power-over-Coax (PoC) thjeshton rrënjësisht instalimin, pasi kablli koaksial mbart si sinjalin video ashtu edhe furnizimin me rrymë elektrike. Kjo përkthehet në kohë të reduktuar të instalimit, e cila gjithashtu përkthehet në një reduktim të të dyja kostove: të instalimit dhe të materialeve! Përveç kësaj, Turbo HD 3.0 analog suporton protokollin UTC per konfigurim ne distancë duke mundësuar kontrollin e menusë OSD dhe kontrollit PTZ nëpërmjet kabllit koaksial, duke bërë të mundur instalimin e kamerave më të shpejtë dhe menaxhimin më të lehtë.Turbo HD 3.0 POC

Kompatibilitet me shumicën e produkteve nga prodhues të tjerë

Hikvision Turbo HD DVR ofron gërshetim teknologjish në IP, analoge, Turbo HD dhe palëve të treta kamera AHD.  Sistemet ekzistuese mund të përmirësohen thjesht duke zëvendësuar grupin aktual të kamerave dhe DVRs, si dhe duke shtuar kamera rrjeti IP për të mbuluar ambjentet e reja shtesë.

Turbo HD 3.0 tribrid